Loading…

Pas vizitës në Tajvan, Kina sanksionon Pelosin: Kërcënoi paqen dhe stabilitetin

  • 05/08/2022 | 13:23

Pas vizitës në Tajvan, Kina sanksionon Pelosin: Kërcënoi paqen dhe stabilitetin

Vizita e Nancy Pelosit ka rritur tensionet mes Kinës dhe Tajvanit. Mediat e huaja shkruajnë se Kina ka vendosur sanksione ndaj Pelosit dhe familjes së saj.


Ky vendim është marrë pas vizitës së saj në Tajvan.

Njoftimi është bërë me dije nga Ministria e Jashtme.

“Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së “insistoi të shkonte në Tajvan pa marrë parasysh shqetësimet serioze të Kinës dhe kundërshtimin e fortë, duke ndërhyrë seriozisht në punët e brendshme të Kinës, duke dëmtuar seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”, thuhet në një shënim të lëshuar nga Ministria e Jashtme, në të cilën gjithashtu theksohet: Pelosi ka shkelur seriozisht parimin e Një Kinës dhe ka kërcënuar seriozisht paqen dhe stabilitetin e ngushticës së Tajvanit”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë