Loading…

Pas Vlahovic, Juventusi synon transferimin e radhës

  • 29/01/2022 | 13:19

Pas Vlahovic, Juventusi synon transferimin e radhës

Gjigandi italian Juventus bëri mbrëmë zyrtare transferimin e sulmuesit serb Dusan Vlahovic nga skuadra e Fiorentinas, një marrëveshje kjo që prek shumën e 75 milionë eurosh.


Tani, pas sigurimit të transferimit të Vlahovic, Juventusi ka mendjen për ta përforcuar edhe repartin e mesfushës, përcjell KosovaPress.

Në fakt, siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Juventusi është duke synuar me çdo kusht që të nënshkruajë menjëherë me mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria.

Bisedimet thuhet se janë duke vazhduar me skuadrën e Monchengladbachut dhe agjentët e ri të Zakarias.

Juventusi ka propozuar marrëveshjen e tij drejt Borussia Monchengladbachut për Zakarian për një transferim të menjëhershëm të Zakarias.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë