Loading…

Pas vrasjes së Blerand Muharremajt, Policia merr masa të ashpra

  • 08/05/2018 | 21:35

Pas vrasjes së Blerand Muharremajt, Policia merr masa të ashpra

Policia e Suharekës ka nisur kontrollin e autobusëve që bartin nxënës nga fshatrat në qytet. Ardi Gega të enjten në mëngjes, është befasuar kur në hyrje të shkollës ka parë policë të Kosovës. Por edhe më i habitur ka mbetur kur ata nisen ta kontrollojnë atë.

Ky është një aksion që ka nisur policia e Kosovës për të ofruar siguri për nxënësit pas vrasjes së Blerand Muharremajt, nxënës i shkollës, raporton T7. Policia kishte njoftuar qysh para një jave për këtë kontrollë ndaj nxënësve dhe autobusët me të cilët ata udhëtojnë.

Mirëpo nuk kishin njoftuar edhe për kontrolla që do të mund të bëheshin në shkolla. Sipas njoftimit të policisë, kontrollet kanë zgjatur dy orë, në lokacione të ndryshme. Autobusët janë ndalur gjatë qarkullimit të tyre dhe kontolluar.

Që nga ora 12, Policia është parë të qarkullojë në stacionin e autobusëve. Këtë e mirëpresin edhe shoferët që i bartin nxënësit çdo ditë. E nga ana tjetër, policia në njoftim thotë që nuk kanë gjetur asgjë gjatë kontrollave që kanë bërë, mirëpo, për shkak që duhet që vendoset siguri do të vazhdojnë kontrollat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë