Loading…

Pas zhbllokimit të MCC: Mustafa, SHBA’të e mbajtën premtimin

  • 06/06/2020 | 22:14

Pas zhbllokimit të MCC: Mustafa, SHBA’të e mbajtën premtimin

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pasa zhbllokimit të fondeve nga MCC, duke thënë se SHBA’të e mbajtën premtimin, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facbook, lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka reaguar pas zhbllokimit të fondeve nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), duke thënë se SHBA-të e mbajtën premtimin,

Ai ka thënë se MCC, riaktivizoi fondet për Kosovën, rreth 250 milion dollarë, pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti.

“SHBA-të e mbajtën premtimin. Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, riaktivizoi fondet për Kosovën, rreth 250 milion dollarë, pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:

SHBA-të e mbajtën premtimin. Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, riaktivizoi fondet për Kosovën, rreth 250 milion dollarë, pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti.
Ia destinoi shtetit të Kosovës, i cili sot, përmes një qeverie të përgjegjshme, iu rikthye miqësisë, besimit dhe partneritetit me SHBA-të dhe BE-në.
Po duket se MCC nuk u brengos shume për elegjitë populliste për konceptet e sovranitetit, të disa akterëve tanë politik. Në vend që të “vajtojnë” me ta, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës.
Sovraniteti ynë është i lidhur në mënyrë jetike me miqtë tanë strategjik. IM./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë