Loading…

Pas zvarritjes më shumë se një vjeçare, Lajcak njofton se KEDS ka nënshkruar marrëveshje me Elektroseverin

  • 09/12/2023 | 13:10

Pas zvarritjes më shumë se një vjeçare, Lajcak njofton se KEDS ka nënshkruar marrëveshje me Elektroseverin

Emisari special i Bashkimit Europian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se sot është nënshkruar kontrata komerciale në mes të KEDS-it dhe ELekstroseverit për çështjen e energjisë elektrike, shkruan Gazeta Metro.


Lajcak ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë që është lehtësuar nga BE-ja.

Gjithashtu emisari sllovak konsideron se është hap i rëndësishëm edhe për rrugën e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi. Ai ka uruar të gjithë ata që kanë mundësuar nënshkrimin e kësaj marrëveshje

“E mirëpres nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever. Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga BE dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Urime për të gjithë ata që e bënë të mundur!”, ka shkruar Lajcak.

Sipas udhërrëfyesit të qershorit 2022, Elektrosever do të nënshkruante marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in brenda dhjetë ditëve nga lëshimi i licencës, “për të operuar në tregun e energjisë në Kosovë”.

Këto marrëveshje do t’i mundësonin asaj “të ofrojë shërbime të shpërndarjes (faturim, arkëtim, mirëmbajtje dhe lidhje fizike të konsumatorëve të rinj) në katër komunat veriore me shumicë serbe”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë