Loading…

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021: Kosova në një pozitë me Libinë e Banglladeshin

  • 09/10/2021 | 20:01

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021: Kosova në një pozitë me Libinë e Banglladeshin

Kosova, nga pozita e 99-të, ka rënë në pozitën e 108-të për kah kriteri i fuqisë së pasaportës, duke u radhitur përkrah Libisë dhe Banglladeshit.


Kështu është bërë e ditur në indeksin global të ‘Henley Global’, duke ritheksuar se njësoj sikurse vjet, kosovarët mund të shkojnë vetëm në 40 shtete pa viza.

Ndërkaq, pozitën e parë për kah fuqia e pasaportës e mban Japonia bashkë me Singaporin, pasaporta e të cilave mundëson në shkuarjen e 192 shteteve pa vizë.

Shtetet europiane si Greqia e Republika e Çekisë radhiten në vendin e shtatë për kah fuqia diplomatike.

Pasaporta e Shqipërisë, ndryshe nga ajo e Kosovës, radhitet e 56-ta dhe mundëson vizita në 113 shtete të botës pa vizë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë