Loading…

Pasardhësit e Tito’s përballen në gjyq për pasurinë e tij

  • 23/11/2016 | 22:46

Pasardhësit e Tito’s përballen në gjyq për pasurinë e tij

Shtatë pasardhës të kryetarit të ish-Jugosllavisë Josip Broz Tito po përballen mes vete në një proces gjyqësor rreth asaj se kush duhet ta trashëgojë pasurinë e tij, por 36 vite nga vdekja e Titos, ende nuk dihet se ku ka mbetur e gjithë pasuria e tij.

Të drejtën legjitime për ta trashëguar pasurinë e tij e patën fëmijët Zarko dhe Misa, të cilët i kishte nga martesa me gruane tij, Jovankën. Por, meqenëse gruaja dhe Zarko, njëri nga djemtë, kanë vdekur, e drejta e trashëgimisë i takon nipave të ish-diktatorit, transmeton gazetametro.net.

Trashëgimtarët e kanë filluar procedurën për përvetësimin e pasurisë në vitin 1983, por procesi ende nuk ka përfunduar. Mediat serbe kanë publikuar listën e gjërave që familjarët kanë në posedim si trashëgim nga lideri jugosllav.

  • Llogari bankare në emër të Josip Broz Titos në shtetet e ish-Jugollavisë, së fundmi të hapura në vitin 1984. Në llogaritë në bankën Beobank ai kishte 3 milionë e 280 mijë dinarë, kurse në tjetërn llogari figurojnë 2 milionë e 421 mijë dinarë. Në të njejtën bankë ai kishte deponuar edhe rreth 6 mijë marka gjermane.
  • Dhjetëra objekte të arta, 10 unaza meshkujsh, njëra nga to e diamantit, 6 orë dore dhe stoli të tjera të shumta për meshkuj e femra.
  • 12 uniforma ushtarake të marshallit
  • 29 piktura vaji të punuara në pëlhurë si dhe 14 në lëter, kryesisht nga autorë vendas
  • 10 qilima
  • Një armë 6.35 milimetërshe e punuar nga ari
  • Armë gjuetie të markave më të njohura Bereta e Remington të punuara enkas për Titon me dizajne luksoze
  • Pajisje të llojllojshme gjuetie
  • Kamera të ndryshme, projektorë filmash, transistorë e mjete  teknologjike të kohës
  • Një numër i madh veshjesh nga koleksioni personal i liderit

Të gjitha këto pasuri konsiderohen të jenë vetëm një pjesë e vogël e asaj që besohet të ketë pasur në posedim marshalli kroat. Nuk është bërë e ditur se kur do të përfundojë procesi gjyqësor për të trashëguar të drejtën mbi pasurinë e Titos, për të cilën nuk dihet ku është fshehur apo nëse vërtëtë ekziston./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë