Loading…

‘Pasha Zotin jo’, Meta i Listës Guxo reagon pas raportimeve se mund t’i bashkohet LDK’së

  • 09/08/2022 | 19:49

‘Pasha Zotin jo’, Meta i Listës Guxo reagon pas raportimeve se mund t’i bashkohet LDK’së

Deputeti i Listës Guxo, Burim Meta, që funksionon brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, i ka mohuar zërat se ai është i pakënaqur me këtë grup parlamentar dhe do t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Meta në një prononcim për Demokracia.com e ka pranuar se ka disa mendime ndryshe, por kjo nuk nënkupton, sipas tij, që po e braktisë grupin parlamentar.

“Pasha Zotin send nuk është e vërtetë. Nuk ka të vërtetë kurrgjë. Nuk është e vërtetë aspak. Unë kam disa mendime ndryshe, që i mbaj si cilësi brenda grupit që i takoj dhe më të cilin kam fitu. Unë di me mendu edhe ndryshe, por nuk do të thotë se ato janë pakënaqësi. Unë e bëjë veç një detyrë timen kushtetuese që e kam si deputet, mirëpo jo diçka tjetër”, ka thënë deputeti Meta.

Sipas tij, mendimi ndryshe është vlerë demokratike dhe shprehja e tij merret në konsideratë brenda grupit parlamentar të LVV-së.

“Absolutisht është i pranueshëm dhe merret në konsideratë. Unë sa herë kam kritiku, kam kritiku parimisht. Kam shprehur mendimin tim parimor dhe është dëshmuar që kam pasur të drejtë”, u shpreh Meta.

Ai ka thënë se është i pakënaqur me gjendjen në shëndetësi apo çështjen si shtrenjtimi i rrymës.

Mediat në vazhdimësi kanë raportuar se deputetët e Listës Guxo të Donika Gërvallës janë në kërkim të deputetit të gjashtë për ta krijuar grupin e tyre parlamentar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë