Loading…

Pasi çoi poshtë një muaj Kurti kërkon sërish kohë për Presidentin, Tahiri: A pate more burrë kohë 30 ditë?

  • 06/08/2026 | 12:03

Pasi çoi poshtë një muaj Kurti kërkon sërish kohë për Presidentin, Tahiri: A pate more burrë kohë 30 ditë?

Deputeti nga Aleanca, Besnik Tahiri, ka kritikuar procesin e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se afatet kushtetuese kanë kaluar dhe se qytetarët presin funksionalizimin e institucioneve, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, transmeton Gazeta Metro.


“Jeni dëshmitarë të një tendence të skajshme, jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën, të moskonstituimit të Kuvendit. Ka kaluar afati kushtetues dhe sot, kur qytetarët është dashur të presin që institucionet të konstituohen, që Kuvendi të jetë funksional dhe të zgjidhet kryetari, del Albin Kurti dhe u thotë qytetarëve se na duhet ende kohë”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka kritikuar Kurtin për mungesë të konsultimeve me partitë politike, duke thënë se procesi duhej të kishte nisur më herët.

“A patëm më shumë se 30 ditë kohë për të diskutuar me partitë? Nëse qëllimi ka qenë për të dalë nga ky rreth dhe për të pasur një vizion dyvjeçar, pse nuk është folur me partitë për presidentin? Nyja kryesore është te presidenti. A po don me krijua edhe një rast në Gjykatën Kushtetuese? Kjo është papërgjegjësi totale e VV-së”,  ka thënë Tahiri,/gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë