Loading…

Pasi dëshmoi në Speciale, gazetari kosovar ka disa fjalë: Stresin e presionin e madh që e kam pas ma ka largu përkrahja e juaj

  • 04/11/2021 | 12:30

Pasi dëshmoi në Speciale, gazetari kosovar ka disa fjalë: Stresin e presionin e madh që e kam pas ma ka largu përkrahja e juaj

Gazetari kosovar, Halil Berisha, ka folur për herë të parë pas dëshmisë që ka dhënë Gjykatën Speciale, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka falenderuar të gjithë personat që e kanë përkrahur publikisht e privatisht.

Për pjesën e paraqitjes në Hagë, s’ka dashur të flasë shumë, por vetëm ka theksuar se stresin e presionin ia kanë larguar të gjithë ata që e kanë përkrahur.

“Për pjesën e paraqitjes n’Hagë nuk du me fol shumë. Çka du me thanë është që stresin e presionin e madh që e kam pas ma ka largu shumë përkrahja e juaj. Mos t’harroj, faleminderit edhe për ata që kam besu e kam prit që kanë me reagu, nëse jo për diçka tjetër, me ndihmu në ndaljen e paragjykimeve, po që për arsye t’panjohura për mu, nuk e kanë thanë as edhe një fjalë”, thuhet në postimin e tij.

Ndryshe, gazetari Berusha është përgjigjur në Hagë, lidhur me konferencat për shtyp që i mbanin ish-krerët e OVL e UÇK’së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, dy krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen dhe po gjykohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Më poshtë postimi i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë