Loading…
Pasi dështon: Serbia me ofertë të re për Volkswagen
  • 23/04/2019 | 13:02

Pasi dështon: Serbia me ofertë të re për Volkswagen

Serbia i ofron lokacion të ri gjigantit gjerman Volkswagen dhe linjë të re metroje që do të lidhte fabrikën me Beogradin, transmeton Gazeta Metro.


Serbët nuk kanë humbur shpresat ende për ndërtimin e fabrikës së prodhimit të automjeteve nga Volkswagen. Sipas mediave serbe ende ka shpresë dhe se në Volkswagen ju ka konfirmuar se ende ka mundësi dhe se “letrat janë ende në tavolinë” për ndërtimin e fabrikës që do të punësonte 5 mijë punëtorë.

Vendi i zgjedhur sipas mediave serbe është Indjija për shkak të lokacionit të përshtashëm pasi gjendet mes Beogradit dhe Novi Sadit. Volkswagen e shihte si pengesë mungesën e çasjes së fuqisë punëtore të kualifikuar dhe si zgjidhje e mirë shihet ky lokacion, pasi që në një terren relativisht të ngushtë gjenden një popullatë e rreth 3 milionëve.

Kjo ofertë e re tani është në tavolinën e Volkswagen dhe pikërisht kjo e ka kthyer konsideratën e Serbisë si konkurent përsëri, sipas Vecernje Novosti.

Gjithashtu edhe investime shtesë infrastrukturore i ofrohen Volkswagen, si ndërtimi i metros që do të lidhte fabrikën e VW me Beogradin. Sigurimi i parcelave dhe investimet infrastrukturore do t’i sillte shumë përfitime Serbisë nëse vijnë gjermanët e VW dhe poashtu do të shtynte përpara investimet tanimë të nisura.

Fabrika e re do të ishte investim prej 1.4 miliardë eurosh dhe do të përfundonte ndërtimin më 2021’në. Kapaciteti i prodhimit do të ishte 300 mijë automjete në vit.

Lajmërimin për zgjedhjen e lokacionit të ndërtimit VW pritet ta bëjë më së larg në nëntor të këtij viti. Në garë janë ende Bullgaria, Rumunia, Turqia dhe Maqedonia Veriore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë