Loading…
Pasi e kanë përjetuar prishjen e Sojuzit, përsëri fluturojnë në hapësirë
  • 15/03/2019 | 09:18

Pasi e kanë përjetuar prishjen e Sojuzit, përsëri fluturojnë në hapësirë

Raketa ruse, e cila ka fluturuar me Nick Hague e Aleksej Ovcinin në tetor të vitit të kaluar e ka ndërprerë dhunshëm misionin për shkak të prishjes në motorin e Sojuzit gjatë lansimit. Astronautët kanë aterruar dhe kanë mbijetuar. Tash përsëri kan fluturuar në hapësirë, transmeton Gazeta Metro.

Sojuz MS-12 ka fluturuar të enjten në ora 19.14. Astronautët kanë fluturuar me amerikanën Christina Koch. Këtë e kanë fluturimin e parë pasi e kanë përjetuar aterrimin e dhunsbhëm.

Atëherë dy minuta pas fluturimin janë detyruar të aterrojnë, sepse janë fikur mlotorët në shkallën e dytë të raketës. Astronautët në çast është dashur të marrin vendimin nga i cili u është varur jeta dhe të ndahen nga pjesa tjetër e raketës dhe kanë nisur ‘aterrimin balistik’ të rrezikshëm. Nga e tëra kanë shpëtuar të palënduar.

Pas këtij misioni të shtyrë, ekipi i parë i astronautëve ka fluturuar në hapësirë në dhjetor të vitit të kaluar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë