Loading…

Pasi e mundi në zgjedhje, Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e drejtorit të Shëndetësisë

  • 08/12/2021 | 23:34

Pasi e mundi në zgjedhje, Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e drejtorit të Shëndetësisë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar ish-kandidatin e Vetëvendosjes (VV), Arben Vitia, që t’i bashkohet ekipit të tij. Ai i ka ofruar postin e drejtorit të Shëndetësisë, shkruan Gazeta Metro. 


Rama ka marrë të martën zyrtarisht postin e kryetarit, por ende nuk ka konfirmuar drejtorët.

Ai në T7 ka thënë se do të ndërtojë një ekip profesionistësh dhe jo ekip politik. Ai ka thënë se ka 7 ditë që ka thirrur Vitinë në takim. Ai ka thënë se oferta e tij është e sinqertë.

“100% e sinqertë. E kam thënë edhe gjatë kampanjës. E thashë edhe dje. Ideja është që të krijojmë nj ekip profesioniste me njerëz profesional që mund të dërgojnë çështjet përpara. Kjo është ekip profesionale jo politike. Punët që na presin duhet të jenë të shtyra nga njerëz profesionistë. I kam kërkuar që të takohemi dhe të bëjmë bisedë por nuk kam marrë përgjigje. Para 7 ditëve. I kam kërkuar takim që të bisedoj se a ka ekip që mund të kryejnë punën në aspektin profesional dhe menaxherial. Duke marrë parasysh edhe zotin Vitia që të drejtojë drejtoratin e Shëndetësisë”, ka thënë Rama.

Një ofertë të tillë Rama i pati bërë Vitisë edhe gjatë fushatës zgjedhore, në një debat kur po zhvillohej për garën e balotazhit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë