Loading…

Pasi e vrau u shtirë si ai, i dërgoi porosi edhe gruas së të ndjerit: Zbardhen detaje tjera të vrasjes tronditëse të biznesmenit nga Shtimja

  • 23/10/2022 | 22:39

Pasi e vrau u shtirë si ai, i dërgoi porosi edhe gruas së të ndjerit: Zbardhen detaje tjera të vrasjes tronditëse të biznesmenit nga Shtimja

Dy të dyshuarit kryesor për vrasjen e biznesmenit nga Shtimja, Bedri Rexhepi janë vëllezërit Vllasaliu, Jetoni e Nexhati. InDoks ka arritur ta sigurojë të plotë dosjen e prokurorisë, nga e cila ju sjell detaje ekskluzive.


Sipas dosjes që e ka InDoks, në pjesën e deklaratës së të akuzuarit Jeton Vllasaliu, ai pasi që kreu vrasjen e mori veturën e viktimës dhe e largoi nga shtëpia. Ia mori edhe telefonin, e madje me të do të dërgonte edhe disa mesazhe tek njerëzit me të cilët së fundmi kishte komunikuar viktima. Dy miq të viktimës.

Ai nuk do të kursehej, siç ka deklaruar vet, dhe do ti dërgonte edhe një porosi telefonik edhe gruas së vetë viktimës – mundohej që ta bindte që Bedriu ishte gjallë, e në fakt ai tashmë veçse ishte i vdekur.

Ai i ka thënë prokurorisë më 7 tetor të vitit 2021 se pasi i ka dërguar këto porosi e ka hedh telefonin.

Me po atë gjakftohtësi, pasi e kishte vrarë Bedriun, Jeton Vllasaliu pos që dërgoi porosi me telefonin e tij, e largoi veturën e tij nga vendi i krimit, nuk do të ndalej me kaq.

Do të koordinohej me vëllain e tij. E takoi atë. Ia tregoi rastin. E bindi që të i ndihmonte që ta zhduknin edhe trupin.

Trupin do ta mbështillnin me perdet e shtëpisë. Do ta lidhnin me konop. Qesja e zezë në fytyrë. E vendosën në bagazh. E dërguan te Mali i Madh në Vllasali. Sipas versionit të Jetonit, ai do të shkonte poshtë malit për ta varrosur. Gjithçka ishte e gatshme- kazma e lopata në veturë.

E mashtruan, e torturuan e pastaj e vranë në shtëpi – Insajderi sjell dosjen për rastin e biznesmenit Rexhepi që tronditi Kosovën
Pasi që do ta varroste i vetëm për herën e parë, trupin thotë qe iu deshtë ta tërhiqte zvarre. Në dëshminë e tij ai tregon se këtë e bën vetëm një ditë pasi e vrau. Por, kishte dështuar që ta kryente punën mirë. Nuk do ta varroste aq thell, dhe do ta mbulonte me ca gjethe mali, diçka që e shqetësoi vëllain e tij, Nexhatin, pasi që kishte frikë se trupin mund ta gjenin kafshët.

Jeton Vllasaliu në dëshminë e tij ka treguar se më vonë do shkonte vëllai i tij, Nexhati për ta përfunduar varrosjen.

Nexhati do të ia vendoste dheun e fundit për të mos u gjetur më për 18 muaj.  E ku vetëm me 30 shtator u gjetën mbetjet mortore.

Prokurori i rastit, Armend Hamiti ka konfirmuar se në pyetje janë marrë 29 dëshmitarë.

“…në aktakuzë kur ta keni në dorë, të shihni se 29 dëshmitarë relevantë janë që janë të parapamë në këtë aktakuzë si dhe mbrojtja e të pandehurit. Por, janë marrë edhe shumë njerëz të tjerë në pyetje, por që kanë dalë se s’janë relevantë për rastin. Por, 29 prej tyre si dëshmitarë na kanë ndihmu. Për ndonjë pistë që në fund rezultoi me suksese me datën .09.2022 kur u arritë të gjenden mbetjet mortore”, ka thënë Hamiti përcjell Insajderi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë