Selena Gomez i ka kushtuar një urim të veçantë për ditëlindje bashkëshortit të saj, producentit të muzikës Benny Blanco.
Këngëtarja dhe aktorja publikoi në Instagram një video dhe disa fotografi të përbashkëta për të festuar 38-vjetorin e tij. Në postim, Gomez ndau disa momente nga marrëdhënia e tyre, përfshirë edhe pamje nga dasma e çiftit që u mbajt rreth pesë muaj më parë në California.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të dua me gjithë zemër”, shkroi ajo në përshkrimin e postimit. Në koment, Blanco iu përgjigj me një mesazh romantik duke thënë: “Je dhurata më e mirë për ditëlindje që mund të kërkoj ndonjëherë”.
Postimi vjen vetëm disa ditë pasi producenti u bë temë diskutimi në rrjetet sociale për shkak të kritikave rreth “këmbëve të pista”. Në atë kohë, Gomez reagoi ndaj komenteve duke publikuar një video ku i puthte këmbët bashkëshortit të saj, gjë që nxiti edhe më shumë reagime online.