Loading…
Pasi i rriti pagën vetes dhe këshilltarëve, Haradinaj premton se pagat në Kosovë do t’i rrit për 10%
  • 22/08/2019 | 21:04

Pasi i rriti pagën vetes dhe këshilltarëve, Haradinaj premton se pagat në Kosovë do t’i rrit për 10%

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, pasi i rriti pagën vetes dhe këshilltarëve të tij gjatë këtij mandati, tani do të thotë se do të rrit edhe në sektorët e tjerë, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj i cili njihet me skandalet e tij gjatë Qeverisjes së tij 2 vjeçare, skandal ishte edhe ngritja e pagës së tij që ngjalli reagime të shumta.

Por, tani kryetari i AAK’së po thotë se paga do të rriten për 10% për çdo vit në Kosovë, këtë e ofron vetëm Aleanca sipas Haradinajt.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Pagat do të rriten minimum 10% çdo vit!

Vizioni i Aleancës u dëshmua parimor dhe koncepti i saj 100% shtet, nga logjika e përshtatjes, e ka kthyer Kosovën në logjiken e vendimmarrjes sovrane. Krahas përmbylljes së temave madhore të interesit nacional, kemi rritë buxhetin për investimet kapitale në çdo komunë. Vetëm për Vitinë totali i investimeve në projekte kapitale gjatë këtyre dy viteve kapë shumën e 6 milionë eurove. Përcaktimi i qytetarëve për konceptin 100% shtet, siguron që tërë energjia dhe koha jonë të kthehet në zhvillim ekonomik, duke e fuqizuar Kosovën në tërësinë e saj. Së bashku me strukturat e AAK-së në Viti, të vendosur për fitore!../gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë