Loading…

Pasi kishte plagosur dy gra në Fushë-Kosovë, i dyshuari kishte ‘luftuar’ edhe me policinë

  • 28/01/2023 | 19:36

Pasi kishte plagosur dy gra në Fushë-Kosovë, i dyshuari kishte ‘luftuar’ edhe me policinë

I dyshuari për plagosjen e dy grave sot në Fushë Kosovë, tani më ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Metro.


Nga Policia e Kosovës e kanë përshkruar gjithë rastin e arratisjes së të dyshuarit tani më i ndjerë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka folur për Gazetën Metro, duke dhënë detaje të rastit dhe të përballjes së organeve të sigurisë me të dyshuarin.

Sipas saj policia e kishte lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit, por duke tentuar t’i shmanget kapjes nga policia, ai kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.

Ajo tha se rrethanat e vetëplagosjes së të dyshuarit janë duke u hetuar nga organet përkatëse.

“Mbështetur në informacionet e pranuara në rrugë operative, policia ka lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit dhe menjëherë ka orientuar veprimet e saja taktike-operative në drejtim të arrestimit të të dyshuarit.   Për rrjedhojë, i dyshuari i armatosur, në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë duke rrezikuar drejtpërsëdrejti jetën e policëve si dhe qytetarëve përreth, dhe me këtë rast ka bërë të domosdoshëm dhe të pashmangshëm ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore në përputhje me autorizimet tyre. Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit. Aktualisht përkundër që ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, policia bashkërisht me autoritetet e tjera relevante ligj zbatuese po heton me përpikëri të gjitha rrethanat që karakterizojnë rastin. Ndërkohë që po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore e ekzaminuese, i dyshuari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, nga ku rreth orës 18:45 kemi pranuar informatën se personi ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

I dyshuari sot në qendër të qytetit të Fushë-Kosovës, kishte shtënë në drejtim të dy grave.

Ato u dërguan në QKUK, ku njëra prej tyre iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike.

Pas kësaj autoritetet u vunë në ndjekje të viktimës, i cili pas përplasjes me policinë, është dërguar në QKUK për ndihmë mjekësore, dhe aty ka ndërruar jetë.

Raportohet se motivet që e kanë shtyrë të dyshuarin të ndërmarrë hapa të tillë, ishin për shkaqe pronësore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë