Protagonisti i mbrëmjes së sotme, Granit Xhaka, është zgjedhur lojtari i ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës, transmeton Gazeta Metro.
Ai përveç se ishte i përfshirë në një kacafytje me lojtarët serbë dhe festoi me fanellën e Ardon Jasharit, pati edhe një paraqitje monstruoze.
Mesfushori kosovar ishte lider në mesfushë, duke bërë 55 pasime prej të cilave në 52 të tilla ishte i saktë. Ai gjithashtu ishte i pagabueshëm edhe në pasime të gjata, ku nga gjashtë herë sa provoi nuk gaboi asnjëherë. Kujtojmë se Zvicra sonte triumfoi me rezultat 2-3, me ç’rast edhe u kualifikua për në fazën eliminuese të Kupës së Botës. /gazetametro.net