Loading…
Pasi Munishi dha dorëheqje, Vëllaznimi zyrtarizon trajnerin e ri
  • 18/04/2019 | 12:13

Pasi Munishi dha dorëheqje, Vëllaznimi zyrtarizon trajnerin e ri

Klubi futbollistik nga Gjakova ‘Kf Vëllaznimi’ dje shkëputi marrëveshjen me trajnerin Ismet Munishi, transmeton Gazeta Metro.


Mirëpo Vëllaznimi menjëherë ka vendosur që të zyrtarizojë edhe trajnerin e ri të klubit. Vëllaznimi ka njoftuar në rrjetin social Facebook se Blerim Mula është trajneri i i ri i klubit.

“Mula do ta udhëheqë skuadren deri në fund të kampionatit. Bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë të jenë ata që ishin edhe të Munishit”, thuhet në njoftim.

Ky ndryshim erdhi pasi Munishi dje dha dorëheqje, pas humbjes nga Trepça ’89 me rezultat të thellë 0-4. Vëllaznimi është në pozitën e katërt me 46 pikë në Ligën e Parë, pozitë kjo e cila Vëllaznimit ia siguron ndeshjet e barazhit për hyrje në Superligë./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë