Këngëtari i famshëm në Rusi Dima Nova është gjetur i vdekur të hënën pasi që ka kritikuar despotin rus Vladimir Putina. Ai udhëhiqte grupin e popullarizuar elektronik Cream Soda kënga e të cilit ‘Aqua Disco’ u bë himn i protestave anti luftës në Rusi, transmeton Gazeta Metro.
Në tekstin e këngës Putin thumbohej për pallatin e tij që pretendohet se vlen 1.3 miliardë dollarë. Kënga zakonisht lëshohej në protesta në Rusi edhe para invadimit të Ukrainës nga Rusia.
Sipas raportit të gazetës amerikane Newsweek që citonte një artikull në faqen e lajmeve në rusisht People Talk që njoftonte se Dima Nova ka rënë në lumin e ngrirë Volga dhe është mbytur derisa po shëtitej me miqtë e tij dhe vëllain.
Dy persona kanë vdekur në atë incident siç raportohet. Ndërsa dy janë zhdukur dhe po kërkohen nga ekipet e shpëtimit sipas një postimi në rrjetin social Instagram të bendit Crream Soda.
View this post on Instagram
Mjaft raste të vdekjes së zërave kundërshtues janë raportuar në Rusi pasi që nisi invadimi në Ukrainë. Shumica vdekje në rrethana misterioze.
Pushteti rus i Putin ka kohë që akuzohet për eliminim të kundërshtarëve të regjimit rus./gazetametro.net