Loading…

Pasi rritën tarifat e energjisë: ZRRE del me shifra se sa do paguajnë qytetarët e secilës kategori

  • 30/03/2023 | 17:11

Pasi rritën tarifat e energjisë: ZRRE del me shifra se sa do paguajnë qytetarët e secilës kategori

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka marrë sot vendim që energjia elektrike të shtrenjëtohet për 15.4 për qind, shkruan Gazeta Metro.


Ishin tre anëtarë të bordit votuan pro kësaj pikë dhe asnjë nuk ishte kundër.

Kryetari i bordit, Ymer Fejzullahu, tha se kjo po bëhet në mënyrë që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, pasi nëse nuk bëhet furnizimi, kostot do të jenë edhe më të larta.

“Arsyeja është furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike, meqenëse ne konsiderojmë që nëse nuk kemi furnizim të qëndrueshëm kostoja do të jetë shumë me e madhe sesa kjo rritje e cila është propozuar, ky është minimumi për të pasur 24 orë energji elektrike”, tha ai.

Komunikata e ZRRE:

Më 30 mars 2023, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e tij të tretë (III) për këtë vit.

Sipas Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, ZRRE përcakton tarifa për shërbime të rregulluara në sektorin e energjisë. Qëllimi i përcaktimit të tarifave është reflektimi te kostove të shërbimit për secilin aktivitet të sektorit të energjisë elektrike, ashtu që të garantohet siguria dhe vazhdueshmëria e furnizimit me energji elektrike.

Tarifat e energjisë elektrike të aprovuara reflektojnë koston e shërbimit për secilin aktivitet ashtu që të mos cenohet siguria dhe vazhdueshmëria e furnizimit me energji elektrike. Tarifa e aprovuara duhet te mbulojnë kostot investive të nevojshme në Termocentralet, investimet në rrjetin e Transmetimit dhe Shpërndarjes, reflektimin e kostove me shumicë dhe të operimit.

Tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të aprovuara do të jenë në masën 15.4% më të larta për çdo kategori të konsumatorëve të rregulluar. Faktorët që kanë ndikuar në rritjen e kostove të furnizimit, janë:

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare. Edhe pse në vitin 2023 çmimet e energjisë elektrike në tregjet evropiane shënuan rënie në krahasim me vitin 2022, ato vazhdojnë të jenë më të larta në krahasim me çmimet që mbulojnë tarifat aktuale.

Kapacitetet e kufizuara gjeneruese në vend për të plotësuar kërkesën në rritje detyrojnë Kosovën të blejë sasi më të mëdha të energjisë elektrike në tregun rajonal dhe ndërkombëtar.

Shkalla shumë e lartë e inflacionit, nga 0.25% deri në 1.75% në periudhën 2018 deri 2020, në 8.39% në vitin 2022, ndikoi në rritjen e konsiderueshme të kostove tek furnizuesit e energjisë elektrike.

ZRRE-ja njofton të gjithë konsumatorët se çmimet e reja të energjisë do të aplikohen për sasinë e energjisë të konsumuar nga data 1 Prill  2023./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë