Loading…

Pasi të mësoni këtë truk, këpucët e ngushta nuk do t’ju lëndojnë më kurrë

  • 01/08/2022 | 22:15

Pasi të mësoni këtë truk, këpucët e ngushta nuk do t’ju lëndojnë më kurrë

E keni parasysh atë sikletin kur blini këpucë të reja dhe kur i vishni për herë të parë ju shtrëngojnë dhe ju rrinë pak të ngushta? Në shtëpi keni menduar se ju rrinë mirë, por kur keni filluar t’i vishni, gishtat e këmbëve dhe thembrat ju lëndojnë. Po tani? Sigurisht që s’keni pse t’i hidhni poshtë këpucët e reja, por edhe të vuani nuk keni pse.


Si për çdo gjë, edhe në këtë rast ka një zgjidhje; Për t’i zmadhuar pak këpucët mund të përdorni një patate

Bezdi

Për fat të keq ndodh shpesh. Në  dyqan, mendonit se këpucët ju rrinin mirë, por sapo dilni në rrugë, ju ngushtojnë. Edhe pse shitësja e dyqanit ju ka thënë me besim të plotë se do zgjerohen pak, ndërkohë ju ndiheni keq dhe po plasni nga dhimbjet. Mund t’i çoni t’i zmadhoni tek këpucari, por një zgjedhje e mirë do të ishte edhe të nxirrnit dy patate nga rafti i kuzhinës.

Zgjerimi i këpucëve

Për të zgjeruar këpucët, do të ishte një ide shumë e mirë një patate. Nuk lë njolla te këpucët dhe të gjithë e kemi në dispozicion.

Si procedohet

Merrni dy feta patate dhe futini tek këpucët. Kjo teknikë zgjeron pjesën e përparme të këpucëve për t’u dhënë më shumë hapësirë gishtave. Qëroni patatet dhe mbështillini me peceta ose gazeta. Futini tek këpucët dhe lërini gjatë gjithë natës. Përveçse zgjerojnë këpucët, patatet mund të thithin edhe aromat e këqija. Kjo teknikë funksionon veçanërisht mirë me këpucët e lëkurës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë