Loading…
Pasojat shkatërrimtare për Britaninë, pas dështimit të BREXIT
  • 15/01/2019 | 21:53

Pasojat shkatërrimtare për Britaninë, pas dështimit të BREXIT

Theresa May sot ka pësuar humbjen më të rëndë parlamentare të çdo kryeministri britanik në epokën demokratike, pasi deputetët hodhën poshtë marrëveshjen e Brexit, me një shumicë prej 230 votash, transmeton Gazeta Metro.


Ashtu edhe siç u besua, marrëveshja Brexit e kryeministres britanike nuk kaloi. Ndonëse kjo ishte një gjë për të cilën qeveria ishte e përgatitur, dështimi i Brexit mund të sjellë pasoja shkatërrimtare për Britaninë e Madhe.

Çfarë do të thotë dështimi i Brexit?

Kjo do të thotë se Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian nuk janë në gjendje të arrijnë marrëveshje tërheqjeje.

Pa marrëveshje, nuk do të ketë periudhë tranzicioni 21-mujore, gjë e cila ndikon drejtpërdrejtë te konsumatorët, bizneset dhe organet publike, të cilët duhet t’u përgjigjen menjëherë ndryshimeve si rezultat i largimit nga BE, transmeton Gazeta Metro.

Siç raportojnë mediat britanike, një nga çështjet kyqe me një skenar pa marrëveshje, është pasiguria që do të çonte në jetën dhe punën në Britani.

Shqetësimet më të mëdha të Britanisë, pas dështimit të Brexit:

Tregtia

Mbretëria e Bashkuar duhet të kthehet në rregullat e Orgnizatës Botërore të Tregtisë. Ndërkohe që Britania nuk do të jetë e lidhur më me rregullat e BE’së, ajo duhet të ballafaqohet me tarifat e jashtme të saj. Çmimi i mallrave në dyqane për britanikët mund të rritet, kjo pasi bizneset duhet të vendosin tarifa për mallrat e importuara nga Bashkimi Evropian. Madje, disa nga prodhimet e bëra nga Britania mund të refuzohen nga BE, kjo pasi autorizimi i ri dhe çertifikimi mund t’i kërkojë.

Popullsia

Mbretëria e Bashkuar do të jetë e lirë të vendosë kontrollet e veta mbi emigracionin nga shtetasit e BE’së, dhe kjo e fundit mund ta bëjnë të njëjtën për britanikët. Një gjë e tillë do të shkaktonte vonesa të gjata në kufi, sidomos nëse kontrollet e pasaportave dhe doganave rriten. Fati i të riatdhesuerëve, për të punuar dhe jetuar do të mbetët i paqartë. Profesonistët britanikë që punojnë në BE, mund të kenë kualifikime jo të njohura më, gjë që nënkupton se nuk do të jenë më në gjendje të punojnë.

Ligji

Ligjet relevante të BE’së nuk do të transferohen, kështu që nuk do të ketë ‘gropa të zeza’ në ligjin e Britanisë. Kjo e fundit, nuk do të ketë nevojë më t’i përmbahet vendimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, por do të jetë e lidhur me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, një organ që nuk i përket Bashkimit Evropian.

Paratë

Qeveria nuk do të duhet të paguajë kontributin vjetor prej 13 miliardë dollar në buxhetin e BE’së. Megjithatë, Britania do të humbë disa subvencione nga BE – Politika e Përbashkët Bujqësore u jep fermerëve 3 miliardë funta.

Kufiri Irlandez

Çështja e kufirit mes Irlandës Veriore dhe BE’së vazhdon të mbetët e paqartë. Pa marrëveshje, kufiri do të bëhej një kufi i jashtëm për BE’në, gjë që nënkupton se do të ketë presion për të zbatuar kontrollet doganore dhe ato të imigracionit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë