Loading…
Pasqyrat: Plazhi i fshehur i Sarandës që të jep ndjesinë e të qenit i veçantë
  • 13/06/2019 | 15:06

Pasqyrat: Plazhi i fshehur i Sarandës që të jep ndjesinë e të qenit i veçantë

Nëpër një rrugë me gurë e të ngushtë për pak minuta dilni në gjirin e Pasqyrës, plazhit të fshehur të Sarandës, që në rrugëtimin e Metros ishte destinacioni më i mirë.


Plazhi  “Pasqyrat” ndodhet midis Sarandës dhe Ksamilit, në kilometrin e 7-të të rruges Sarandë– Butrint dhe është një pamje e rrallë edhe për ata që e frekuentojnë rivieren rregullisht.

Foto: Leutrim Haziraj

 

“Pasqyrat”, plazh me rërë, shumë i frekuentuar nga të rinjtë ndodhet në rrugën Sarandë-Ksamil, pasi kalon manastirin dhe më pas të përshkosh një rrugë të pa asfaltuar mirë.

Është plazh me gurë të vegjël, det të pastër me një bukuri të rrallë.

Foto: Leutrim Haziraj

Ai që planifikon të pushojë në Sarandë duhet të ketë parasysh atë që thamë në fillim të këtij shkrimi, se Saranda, krahas atraksioneve turistike, ka dhe shumë vende historike, të cilave në axhendën tënde duhet t’u lësh ca kohë, pasi një pjesë e tyre janë në rrethinat jashtë Sarandës./gazetaetro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë