Loading…
Pasta integrale me salsiçe dhe brokoli për Ramazan
  • 21/05/2019 | 10:21

Pasta integrale me salsiçe dhe brokoli për Ramazan

Ushqimi në syfyr duhet të përmbajë proteina që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë dhe karbohidrate komplekse, të cilat mund t’i merrni përmes konsumimit të pastave integrale COOP Italia, transmeton Gazeta Metro.

Yndyrat e shëndetshme janë gjithashtu pjesë e rëndësishme e syfyrit, andaj preferohet që në ushqimet tuaja të përdorni vaj ulliri të virgjër ose vaj misri COOP Italia.

Në mënyrë që syfyri juaj t’i përmbajë këto vlera ushqyese, ne ju sugjerojmë që të përgatitni pasta integrale me salsiçe dhe brokoli.

Përbërësit:

– 500gr pasta integrale
– 4 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
– 2 lugë gjalpë
– 2 thelpinj hudhër të freskët të grirë imët
– 2 qepë të mesme të grira
– 1500gr salsiçe pule të grira në rriska
– Brokoli të grirë sipas dëshirës
– 1500gr djathë parmezan të grirë imët, plus më shumë për të shërbyer
– kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

1: Fillimisht, zieni pastat në ujë me kripë.

2: Ndërkohë, ngrohni vajin e ullirit dhe gjalpin në një tigan të madh në nxehtësi mesatare dhe më pas shtoni hudhrën dhe qepën. Përziej herë pas here për rreth 2 minuta dhe shtoni salsiçet e prera. Lini të gjitha së bashku fërgohen për rreth 5 minuta.

3: Kur mbeten edhe 2 minuta për t’u zier pastat, shtoni brokolin. Pastaj largoni shumicën e ujit nga pastat dhe brokoli deri sa të mbetet pak ujë.

4: Shtoni pastat me ujin e mbetur dhe brokolin në tigan me salsiçet. Përzieni dhe shtoni parmezanin, dhe në fund kripë dhe piper sipas dëshirës.

Shërbeni këtë ushqim të ngrohtë dhe shtoni parmezan sipas shijes në pjatë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë