Loading…

Pasuria e Kosovës nën tokë, shkon në qindra milionë

  • 02/09/2018 | 08:29

Pasuria e Kosovës nën tokë, shkon në qindra milionë

Ndërkaq kur flitet për temën mbi korrigjim të kufijve apo shkëmbimin e territoreve, ajo që më shumë përmendet janë pasuritë e Kosovës, në pjesën veriore të territorit. Përveç liqenit artificial të Ujmanit, Trepça dhe pasuritë e saj janë temë diskutimi. Por, si janë të shtrira pasuritë nëntokësore të Trepçës, bazuar në hulumtimet dhe studimet e kryera nga ekspertët dhe si janë të shtrira ato në pjesën tjetër të Republikës.

Pasuria e Trepçës vlen dhjetëra miliarda euro, nga rezervat dhjetëra milionëshe që i ka të plumbit dhe zinkut, por jo vetëm. Në 4 minierat e Leposaviqit, nga të cilat dy janë joaktive, ndodhen rreth 7% të rezervave të plumbit dhe zinkut, ndërsa në pjesën tjetër të Republikës, konkretisht në minierën e Stan Tërgut, atë të Artanës dhe minierat tjera me vendburime janë rreth 93% e pasurisë nëntokësore.

Kështu thotë drejtorit menaxhues i Trepçës, Miftar Hyseni, sipas studimeve të bëra nga ekspertët e Trepçës.

“39-40 milionë janë e minierës së Stan Tërgut, janë 21 deri në 22 milion në vendburimet e minierës së Artanës, Kishnicës, Badovcit etj, që në përqindje kjo i bie 33 % dhe 7-8 milion janë në minierat e Bellobërdos , Cërnacit dhe minierat tjera që nuk janë aktive atje që i bie rreth 7 % të rezervave të tërësishme”, tha Hyseni.

Edhe drejtues të Sindikatës i pohojnë shifrat e njëjta, duke u bazuar në këto dy studime nga ekspertët e Trepçës. Por ata nuk pajohen me studimin e fizibilitetit të AKP-së të bërë para dy vjetësh.

Sipas, Shyqyri Sadikut – Kryetar i Sindikatës së Trepçës, përveç plumbit e zinkut, thuhet se janë rreth 82 minerale që nxirren nga vendburimet e Trepçës.

“Deri më tash nga vendorët është bërë një studim fizibilitet 2006, diku kanë qenë rreth 60 milion ton rezerva të plumb zinkut, në minierat e Kosovës në këtë rast po flas, dhe është bë një fizibiltiet në vitin 2010 që janë definu të tilla rezervat që e potencova edhe ma herët, atje rezervat sillen diku prej 4 milion e 431 mijë ton, që në % është 7.54 %, ndërsa rezervat në pjesën knej tu e marrë minierën e Stand Tërgut që dominon me 67.9 % dhe miniera e Artanës me minierat e Kishnicës dhe Hajvalisë i ka me 24.5 %, ose me ton, Stan Tërgu me minierat përreth i ka 39 milion de 901 mijë ton,ndërsa minierat i kanë 14.4 milion ton rezerva”, tha Sadiku.

Përfaqësuesit e Trepçës thonë se Trepça mund të bëhet shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit, vetëm se duhen bërë investime.

”Për këtë duhet me investu, duhet me u marrë çështja e Trepçës shumë serioze duhet në rend të parë me u zhvillu minierat, me u rrit prodhimi në miniera për me pas metalurgji e pastaj me i zhvillu metalurgjitë”, tha Hyseni.

Hyseni thotë se shkritorja në Zveçan është tërësisht jashtë funksionit, por që me një investim prej rreth 90 milionë eurosh, mund të ndërtohet një shkritore e re, që do ta rriste edhe më shumë vlerën e pasurive nëntokësore të Trepçës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë