Loading…

Pasuria milionëshe e Nasim Haradinajt, i cili kërcënoi në Kuvend Aida Dërgutin (Dokument)

  • 02/01/2017 | 21:12

Pasuria milionëshe e Nasim Haradinajt, i cili kërcënoi në Kuvend Aida Dërgutin (Dokument)

Ditën kur në Kuvend po bisedohej për ndryshimet në Ligjin e Veteranëve, të pranishëm si mysafirë të seancës ishin edhe drejtues të Shoqatës së Veteranëve. Disa prej tyre nuk u pajtuan me ndryshimet që parashiheshin me ndryshimet e Ligjit.

Disa nuk u pajtuan me ndryshimet që parashiheshin me ndryshimet e Ligjit, që kryesisht kishte të bëjë me kategorizimin e pagave të veteranëve të UÇK-së.

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Aida Dërguti,ishte deklaruar Kundër këtyre ndryshimeve.

Asaj ia kishte ndërprerë fjalimin nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj. Madje, ai e kishte ofenduar rëndë deputeten, duke i thënë “Ule at gisht se ta shti në gojë”, shkruan periskopi.

Ndërsa, deputetja Dërguti  pati reaguar duke thënë se  Haradinaj nuk përfaqësonte interesat e veteranëve, por interesat e tij personale.

Pas disa ditëve, ai kishte bërë një shkrim në rrjetin social “Facebook”, në të cilin kishte krahasuar punën e deputetëve me lopët e tij.

Por, e vërteta del të jetë krejt ndryshe. Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, rezulton se Haradinaj ka një shtëpi në vlerë prej 200 mijë euro, ndërsa vlera e tokës së tij që e ka blerë në vitin 2006, sipas deklarimit në AKK, arrin shifrat e 3 milion e 700 mijë eurove. Ai po ashtu, kishte deklaruar edhe 75 mijë euro vlerë të tokës bujqësore të trashëguar.

Ai i kishte bërë këto deklarime gjatë vitit 2015, si zyrtar i Komunës së Deçanit.

aaaa

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë