Loading…

Patetike: Personi që bëri tatuazh fytyrën e Kurtit thotë se Kosova u bë me babë

  • 08/04/2021 | 18:06

Patetike: Personi që bëri tatuazh fytyrën e Kurtit thotë se Kosova u bë me babë

Shyqri Ramadani është një nga mbështetësit e kryeministrit Albin Kurti. Ai madje fytyrën e lideri të VV-së e ka bërë edhe tatuazh në krah.


Për sa i përket zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër dhe Vjosa Osmanit presidente, Ramadani tha se Kosova tani është bërë me nënë dhe me babë.

“Unë për Albin Kurtin them se jam njeri i mrekullueshëm. Në fushatë i jam afruar. Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës na patëm mbet si pa babë, se mu më kanë vdekur dy prindërit, por me ardhjen e Albin Kurtin kryeministër dhe Vjosa Osmanit ne jemi me babë e nanë. Është tjetër të rritesh pa prind. Ne tash kemi me të vërtetë një Albin Kurt kryeministër dhe një Vjosa Osmani presidente. Kanë thënë Zoti vonon por nuk harron”, ka deklaruar ai, në emisionin “Frontal”, në T7.

Ai deklaroi se tatuazhin me fytyrën e Albin Kurtit e ka bërë të përhershme.

“Kjo është e përhershme dhe nuk hiqet. E kam tatuazh edhe emrin e Ibrahim Rugovës. Për Hashim Thaçin nuk kam vendosur ende. Un kam dasht me e ba portretin e Ibrahim Rugovës, por kur shkova me e ba tatunë, shkova unë me Sherën dhe me një shoqe tonën dhe aty desha me e ba portretin e Rugovës, por nuk dilke mirë dhe për mos me e qit keq portretin e presidentit më ka shkuar mendja tek Albini dhe u fokusova tek ai”, deklaroi ai.

“Unë tatunë e kam bërë me 24 mars dhe nuk e kam dit që e ka pasur ditëlindjen atë ditë. Kritika nuk kam pasur. Njerëzit e kanë parë dhe kur kam dal në kafiteri më kanë pyetur ‘a ti je a?’ dhe më kanë kërkuar fotografi”, ka thënë më tutje ai në T7.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë