Loading…

Patriarku serb Porfirije dërgoi tinëz peshkopin Culibrka në Moskë, një ditë para se ta nënshkruante marrëveshjen me Abazovic

  • 05/08/2022 | 21:37

Patriarku serb Porfirije dërgoi tinëz peshkopin Culibrka në Moskë, një ditë para se ta nënshkruante marrëveshjen me Abazovic

Tinëz e nënshkroi marrëveshjen themelore me kryeministrin malazias në Podgoricë Patriarku Porfirije i Kishës Ortodokse Serbe me 3 gusht, ndërsa një ditë më parë Peshkopi serb Jovan Culibrka në qendër të Moskës ishte pjesëmarrës në bekimin e forcave parashutiste ruse të Federatës Ruse që po marrin pjesë në agresionin ndaj Ukrainës, transmeton Gazeta Metro.


Culibrka ishte bekuar që në festën e 92 vjetorit të themelimit të Forcave Desantë Ajrore të Rusisë ishte dërguar me bekimin e Porfirije për të qenë pjesëmarrës në liturgjinë e Ditës së Shën Ilija.

Pas ceremonisë në Sheshin e Kuq të Moskës ishin lexuar edhe urime për zyrtarë të pranishëm me rastin e festës dhe kishte pasur edhe paradë të trupave.

Në faqen e Kishës Ortodokse Ruse janë publikuar edhe fotografi të peshkopit serb Culibrka duke shtrënguar duart me ushtarë rusë.

Peshkopi i Sllavonisë Jovan Culibrk e pranoi si murg ish Mitropoliti  kontrovers serb i Malit të Zi Amfilohije, kur ky erdhi nga Kroacia. Culibrk kishte shërbyer në forcat parashutiste serbe në brigadën 63.

Forcat desantë të Rusisë ishin të parët që sulmuan në Ukrainë. Ushtarët e Brigadës 11 ruse zbritën më 24 shkurt në aeroportet Hostomel dhe Antonov në rrethinën e Kievit por u thyen dhe u mposhtën po atë natë nga forcat ukrainase që e çliruan dhe mbajtën ato pozicione deri në tërheqjen e tërësishme të forcave ruse nga verilindja e Ukrainës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë