Loading…

Patriot Behrami nuk kalon nënkampionin Olimpik, eliminohet në çerekfinale

  • 26/06/2019 | 15:54

Patriot Behrami nuk kalon nënkampionin Olimpik, eliminohet në çerekfinale

Boksieri i Kosovës, Patriot Behrami, nuk ka arritur që t’i sigurojë Kosovës një tjetër medalje nga Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, transmeton Gazeta Metro.


Boksieri ynë, Patriot Behrami, nuk ka arritur të kalojë edhe pengesën Lorenzo Sotomayor, nënkampionin Olimpik Rio 2016 dhe kampion i tanishëm nga Lojërat Evropiane Baku 2015.

Behrami dha maksimumin, por vendimi i gjyqtarëve ishte në të mirë të kundërshtarit të tij. 19-vjeçari dëshmoi se është shpresë e madhe e boksit kosovar.

Kështu, Patriot Behrami u eliminua në fazën çerekfinale të kategorisë -69 kilogramë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë