Kryeministri Albin Kurti i njohur për retorikën e zjarrtë e kundërshtitë e shumta të qeverisë së tij ndaj homologut të tij shqiptar u përgjigj se kjo është e zgjedhur tashmë por e shtoi se “patrulla të përbashkëta të policisë dhe KFOR’ është e nevojshme në kufirin me Serbinë, transmeton Gazeta Metro.
Kryeministri shqiptar Rama të enjten kishte vlerësuar një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe kishte sugjeruar, përsëri siç e qartësoi që e ka bërë edhe më parë edhe në NATO, KFOR të marrë kontrollin në Veri për të parandaluar situatë edhe më të rëndë, që është e mundshme e theksoi. Kjo nënkuptonte ndalimin e inkursioneve të tilla me kontroll të kufirit dhe shndërrimit të një konflikti më të madh.
Kjo shkaktoi reagime me retorikë të egër nga disa zyrtarë të VV’së, deputetë e këshilltarë, por jo nga kryeministri Kurti që në intervistën për median Istraga.ba e ka komentuar si një propozim të arsyeshëm sa i përket patrullimit kufitar, megjithëse e shpjegoi se kjo çështje është e zgjidhur tashmë dhe institucionet kosovare duhet kryer këtë detyrë.
“Ne na nevojiten patrulla të përbashkëta të policisë tonë dhe KFOR përgjatë kufirit Kosovë-Serbi. Sa për çështjet tjera, protokolli tashmë është i përcaktuar. Kudo në Kosovë policia jonë është reaguesi i parë, të ndjekur nga EULEX, më pas KFOR. Nuk besoj se ky protokoll duhet ndryshuar”.
Kosovo’s Prime Minister @albinkurti, in an interview with @IstragaB on @HayatMediaBIH this week, discussed Albanian Prime Minister Edi Rama’s proposal for KFOR to assume control over northern Kosovo. Kurti stated: “We need joint patrols involving our police and KFOR along the… pic.twitter.com/ADTEN4M9T3
— Istraga.ba (@IstragaB) September 28, 2023
Kryeministri Kurti ka theksuar në vazhdimësi javën e fundit bashkëpunimin me KFOR dhe EULEX, dhe koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare. Presidentja Vjosa Osmani shkoi më larg duke propozuar që të propozohet një draft Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, direkt SHBA’së./gazetameto.net