Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 11 tetori, tregu i veturave do të zhvendoset në një hapësirë të re në Bërnicë të Poshtme.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, komuna ka thënë se pazari do të zhvendoset në hapësirën e re në Bërnicë të Poshtme.
“Ju njoftojmë se, duke filluar nga e diela, 11 tetor 2026, tregu i deritanishëm i veturave që funksiononte në Zonën Industriale, në drejtim të Fushë Kosovës, do të zhvendoset në hapësirën e re në Bërnicë të Poshtme.
Ftojmë shitësit, blerësit dhe të gjithë vizitorët që nga kjo datë të drejtohen në lokacionin e ri”.