Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sa Lushtaku.
PDK beson se Lushtaku do të shpallet i pafajshëm edhe nga Gjykata Supreme.
“Partia Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi, ka besuar se akuza për vrasje me të cilën tash e disa vjet ngarkohet kryetari i komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku është një akuzë e pambështetur. Kjo u konfirmua edhe dje nga vetë gjykata”.
“Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se dënimi i tashëm i z.Lushtaku, për një akuzë të hedhur poshtë nga vetë gjykata më herët, është poaq i pabazuar dhe besojmë se përseri do të rikonfirmohet pafajësia e z.Lushtaku”
“Partia Demokratike e Kosovës kërkon që procesi i mbetur gjyqësor ndaj z.Lushtaku të zhvillohet në përputhje të saktë dhe të plotë me standardet demokratike të drejtësisë, larg çdo tendence të manipulimeve për qëllime që nuk i takojnë drejtësisë. Drejtësia përseri do të triumfojë”, thuhet në fund reagimit të PDK-së. /gazetametro.net