Loading…

PDK akuzon NISMA’n për presion dhe propagandë

  • 18/12/2016 | 17:51

PDK akuzon NISMA’n për presion dhe propagandë

Zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha, në një konferencë për media, sot pasdite ka reaguar për deklarimet e bëra nga Nisma për Kosovën e cila ka akuzuar PDK-në si shkaktare të parregullsive në disa qendra të votimit në zgjedhjet e sotme

Berisha tha se deklarimet e Nisma-së janë të pamatura dhe të pavërteta, dhe për këtë arsye PDK porositë që qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve.

Sipas tij, Nisma me propagandat e saj po mundohet t’i bëjë të kontestueshme këto qendra, sepse është e vetëdijshme që këto vendvotime ia kanë bërë humbjen shumë më të thellë.

‘’Unë dua t’i ftoj qytetarët e Drenasit që të votojnë deri në orën 19:00, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, të jenë pjesëmarrës në zgjedhjet e kryetarit të ardhshëm të Drenasit i cili do të jetë me votën e tyre një kryetar i mirë dhe do të punojë për interesat e qytetarëve. I ftoj qytetarët që të mos bien pre e disa deklaratave të cilat janë të pa matura dhe të pa verifikuara mirë për prishje të procesit”, tha Berisha në një konferencë për media.

“Ftojmë organet e rendit të monitorojnë qendrat e votimit në Tërstenik, Sankoc, Nekovc dhe Dobroshec”, ka thënë Berisha. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë