Loading…

PDK: Albin Kurti pa plan qeverisës, ti ndalë veprimet e paligjshme ndaj administratës së pavarur

  • 23/02/2020 | 11:24

PDK: Albin Kurti pa plan qeverisës, ti ndalë veprimet e paligjshme ndaj administratës së pavarur

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj dhe Zëdhënësi i PDK’së Avni Bytyçi, kanë mbajtur sot konferencë për media për zhvillimet e fundit politike në vend, duke kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tyre, edhe pas 5 muajve nga zgjedhjet e 6 tetorit, ende nuk ka ofruar një program qeverisës.


“Në mungesë të një vizioni të qartë z. Kurti si Kryeministër ka ndërmarr veprime që sulmojnë në thelb administratën e pavarur të shtetit. Për Partinë Demokratike janë të kuptueshme dhe të pranueshme veprimet ligjore e që kanë për qëllim mbrojtjen e institucionit. Mirëpo, është mëse e qartë që kjo qeveri nën petkun kinse të ligjshmërisë ka filluar një spastrim me agjendë politike brenda institucioneve të Republikës së Kosovës. Shembull është rasti i drejtorit të doganave, që kishte ardhur në këtë pozitë pas një konkursi transparent dhe të mbikëqyrur nga Ambasada Britanike, madje në kohën sa në krye të Ministrisë së Financave ishte LDK-ja”, tha nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj.

Ai tha se ky veprim i kryeministrit Kurti ka qenë i paligjshëm dhe i dëmshëm për Doganën.

“Ne ftojmë këtë qeveri që ti mbaj duart larg nga institucionet e pavarura dhe individë të cilët deri më tani janë shquar për sukses dhe ku shteti i Kosovës ka investuar me vite në ta”, tha Totaj, i cili po ashtu ngriti shqetësimin se kryeministri i ri u ka dhënë direktiva ministrave në kundërshtim me ligjin që të kujdesen për proceset e përzgjedhjes së kandidatëve në shërbimin civil, përderisa kjo çështje është e rregulluar me ligj.

“Këtë situatë e rëndojnë më shumë deklaratat e eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje që publikisht kanë ftuar për të ndërhyrë në institucione të pavarura duke kërkuar me emra të përveçëm shkarkime e linçime. Madje në institucionet më të besueshme të vendit siç është Policia e ndoshta nesër edhe FSK-ja.

Deputeti i Vetëvendosjes Sali Zyba ka bërë ftesë publike që të largohet drejtoresha e inspektoratit policor. Përderisa Fitore Pacolli po ashtu kishte kërkuar shkarkimin e ambasadores Vlora Çitaku”, tha Totaj.

Nga ana e tij, Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi tha se këto veprime antiligjore të Kurtit vijnë pasi ai ende nuk ka një plan qeverisës. “Dhe si rezultat ne e kemi një qeveri pa një orientim të qartë, e cila veprimet e saja i bazon në populizëm duke e imponuar mentalitetin improvizues. Pa një plan të qartë, e pa propozime konkrete deri më tani për buxhetin, Qeveria e Kosovës e ka reduktuar rolin e saj vetëm në akte ad-hoc-e dhe vendime populiste”, tha Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

“Qeveria Kurti, përpos mungesës së programit qeverisës ka mungesë edhe të kohezionit të brendshëm me partnerin e koalicionit. Si e tillë, kjo Qeveri fletë me dy apo me shumë qëndrime, gjë që thellon edhe më shumë paqartësitë. Mos koordinimi në mes LVV dhe LDK krijon paqartësi tek qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombetarë, me theks të veçantë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Partinë Demokratike të Kosovës këto dy raporte janë të domosdoshme për të ardhmen e mire të vendit”, tha Bytyçi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë