Loading…

PDK: Dardan Molliqaj kryebandit dhe shef i Shpend Ahmetit

  • 07/08/2017 | 22:31

PDK: Dardan Molliqaj kryebandit dhe shef i Shpend Ahmetit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka hedhur akuzua ndaj ish sekretarit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili reagoi gjatë pasditës për akuzat për krim e korrupsion në komunën që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti dhe Vetëvendosje.


PDK e ka quajtur Molliqajn kryebandit dhe shef të Shpendit, duke u bazuar në reagimet që Molliqaj i bënë saherë që denoncohen keqpërdorimet në komunën e Prishtinës, e për të cilat PDK konsideron se Molliqaj ka përgjegjësi të madhe, sidomos në punësimin e qindra militantëve nga mbarë Kosova në Komunë të Prishtinës.

Reagimi i plotë i degës së PDK-së në Prishtinë:

Nëntoka e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj e që ndryshe njihet si Shefi i vërtetë i Shpend Ahmetit dhe njeriu që udhëheq me Prishtinën nuk kishte si të mos reagonte sonte. Dhe këtë e bën sa herë që i dalin në shesh të palarat dhe aferat korruptive marionetës së tij në krye të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Farsa e gjoja zgjedhjeve të brendshme në Vetëfundosje për Prishtinën është pikërisht projekti i Kryebandidit Dardan Molliqaj për të vazhduar me kapjen e Prishtinës, punësimin e militantëve të tij dhe vazhdimin e agonisë në kryeqytet.

Madje edhe vetë Shpend Ahmeti nuk reagoi për aferat që i dolën në shesh, por për aferat e Shpendit po kujdeset të reagoj shefi i vërtetë që e kontrollon atë, Dardan Mollotoviqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë