Loading…

PDK: Dialogu të përfundojë me njohje të ndërsjellë, Qeveria të jetë transparente rreth këtij procesi

  • 19/08/2022 | 17:19

PDK: Dialogu të përfundojë me njohje të ndërsjellë, Qeveria të jetë transparente rreth këtij procesi

Zëdhënësi i Partisë Demokatike të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se qëndrimi i kësaj partie në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, mbetet i pandryshuar.


Përmes një postimi në Facebook, Abdullahu është shprehur se PDK pret që Qeveria e Kosovës të angazhohet në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila siguron njohje të ndërsjellë.

“Qëndrimi i PDK për dialogun mbetet i pandryshuar. Në presim nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet se bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë e posaqërisht SHBA dhe BE në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila siguron njohjen e ndërsjellë, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, shkruan ai.

Abdullahu ka ftuar Qeverinë dhe kryeministrin Kurti që të rrisë transparencën rreth procesit të dialogut.

“Është e domosdoshme që Qeveria të sigurojë koordinim të vazhdueshëm me SHBA, BE dhe NATO për të parandaluar çfarëdo mundësie për dhunë dhe bllokimin e lirisë së lëvizjes.Në të njëjtën kohe, ftojmë Qeverinë dhe KM që të rrisë transparencën rreth dialogut. Është mës e e rëndësishme që të shpalosen detajet e bisedimeve të djeshme në Bruksel, si dhe planet e qeverisë për të shtyrë procesin përpara”, shkruan ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë