Shukri Buja, ish-kryetar i Komunës së Lipjanit, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është i hapur për koalicion me të gjitha partitë, madje edhe me Vetëvendosjen.
Ai i ftuar mysafir në emisionin Komiteti në TV Dukagjin, ka thënë se preferencë për koalicion pas zgjedhjeve të parakohshme ka AAK-në dhe Nismën, por nuk e përjashton as Vetëvendosjen.
Ndërsa, duke folur për zgjedhjet e parakohshme, Buja ka thënë se kërkesën për prishje të koalicionit me LDK-në nuk është duke e bërë krye n’veti.
Sipas deputetit të PDK’së, prishja e koalicionit nuk është vetëm kërkesë e tij personale, por ai ka përmendur se brenda partisë ka anëtarë të tjerë që duan të shkojnë në zgjedhje, madje prononcim se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme ka bërë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli. /gazetametro.net