Loading…

PDK e konsideron shqetësuese sjelljen e Qeverisë karshi krizës ekonomike

  • 21/09/2020 | 13:43

PDK e konsideron shqetësuese sjelljen e Qeverisë karshi krizës ekonomike

Partia Demokratike e Kosovës po e konsideron shqetësuese sjelljen e Qeverisë Hoti karshi krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe neglizhencën e saj për të kaluar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike javën që shkoi.


“Kanë kaluar gjashtë muaj nga Prilli, kur PDK-ja ka propozuar pakon ekonomike që i përmbushte nevojat e qytetarëve dhe bizneseve, por ishte bllokuar atë kohë nga Lëvizja Vetëvendosje që udhëhiqte me qeverinë. Avazin e vjetër të bllokadës dhe paaftësisë, po e vazhdon edhe kjo qeveri e udhëhequr nga LDK-ja, cila ka propozuar në Kuvendin e Kosovës një pseudo-pako ekonomike, që jo vetëm nuk i përmbushë nevojat elementare të ekonomisë tonë, por fillimisht ka mashtruar qytetarët për tërhjeqjen e 10% të trustit, duke premtuar rimbursim ndërsa më vonë as që e përmendi. Nga të dhënat zyrtare të mjeteve që qytetarët posedojnë në Fondin e Trustit Pensional, rezulton se një përqindje e madhe do të mund t’i tërheqin vetëm një shumë të vogël të mjeteve. Ky është mashtrim ndaj qytetarëve dhe nevojave të tyre të përditshme. Sjellja e kësaj qeverisje është e mentalitetit bllokues dhe në mungesë të numrave të saj në Kuvendin e Kosovës për ta kaluar pakon, e ka hedhur fajin tek opozita”, thuhet nga PDK-ja.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka takuar drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane, me të cilët ka diskutuar për krizën e thellë ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe ka mbështetur iniciativën e këtyre odave për përfshirjen e kërkesave të tyre në Projektligj.

“Si parti e qendrës së djathtë, PDK vlerëson se në këtë gjendje pandemie, institucionet e shtetit mund të ofrojnë lehtësira fiskale dhe të eliminoj procedurat burokratike; të përkrah drejtpërdrejt ndërmarrësit e Kosovës; si dhe të shoh praktikat më të mira evropiane të tërheqjes së mjeteve të tyre nga qytetarët prej Trustit Pensional dhe mbështesë të gjitha kategoritë sociale pa dallim. Që nga fillimi i pandemisë, PDK-ja është e para dhe e vetmja parti politike që ka propozuar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës pakon emergjente dhe ka bërë propozime konkrete për t’i tejkaluar pasojat e rënda ekonomike”, thuhet nga PDK-ja.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë