Veprimet e zyrtarëve të PDK’së e LDK’së po shihen si përgatitje për zgjedhjet e ardhshme. Sipas AAK’së përurimi i fabrikave dhe premtimet për biznese nga pushteti po bëhen pasi kanë humbur besimin e qytetarëve.
Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, ka vlerësuar se veprimet e Kadri Veselit e Isa Mustafes po bëhen nga frika e zgjedhjeve të ardhshme.
“Kjo në realitet është frika nga zgjedhjet e ardhshme, sepse populli do t’i ndëshkojë për mospunë dhe mosmbajtje të premtimeve”, ka deklaruar Haxhiu, për zeri.info
Sipas saj, këto veprime kanë të bëjnë me përzierje të kompetencave.
“Kjo që po ndodhë kohëve të fundit është përzierje e përgjegjësive, obligimeve dhe detyrave të institucioneve”, ka shtuar Haxhiu.
Ajo më tej, ka thënë se detyra e tyre është që tashmë të kërkojnë zgjedhje.
“Detyrë e tyre tani është të kërkojnë edhe vetë zgjedhje të shpejta, se nuk kanë më arsyetime për premtimet e pambajtura. Ajo që do të duhej ta bëjnë është t’i kërkojnë falje popullit dhe të jetojnë me realitetin që vendi ynë nuk është në rrugë të mbarë, pikërisht falë tyre”, është shprehur ajo.