Loading…

PDK-ja nuk ka deputet që të zavendësoj Fadil Dermaku

  • 04/11/2016 | 11:53

PDK-ja nuk ka deputet që të zavendësoj Fadil Dermaku

Partia Demokratike e Kosovës  nuk po mund të gjejë një deputet që do të zëvendësojë Fadil Demakun, pasi shumica e kandidatëve në këtë parti janë emëruar në poste të larta publike.

Nehat Baftiu nga seanca e ardhshme pritet që zyrtarisht të jetë deputeti i PDK-së, duke e zëvendësuar Ramiz Kelmendin, që u bë zëvendëskryeministër.

Problem në PDK po  mbetet zëvendësimi i Fadil Demakut.

Bajram Zejnullahu, i cili ka vetëm një votë më pak se Baftiu, nuk dëshiron të jetë deputet, pasi ai tashmë është në pozitën e anëtarit të bordit të AKP-së. I dyti pas tij, është ish-kryeministri Bajram Rexhepi, i cili i ka thënë KTV-së se jeta e tij politike ka përfunduar.

Fatmir Shurdhaj është i treti, por ai nuk ka mohuar e as pohuar nëse do të jetë në këtë pozitë. Shurdhaj, i cili jeton në Shqipëri, aktualisht është nën hetime për rastin ‘Pronto II’.

Edhe i katërti në listën e pritjes së PDK-së ka post publik. Ai është rektor në Universitetin e Prizrenit, Ramë Vataj.

Sipas llogarisë, personi i 5-të në listën e pritjes së PDK-së, që ka gjasa të jetë deputet është ish-shefi i Policisë së Kosovës, Behar Selimi.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë