Loading…

PDK kërkon dorëheqjen ose shkarkimin e Donika Gërvallës

  • 04/05/2021 | 11:07

PDK kërkon dorëheqjen ose shkarkimin e Donika Gërvallës

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës për çështje elektorale, Betim Gjoshi nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se për Donika Gërvallen janë dy rrugë, ose të jap dorëheqjen ose të shkarkohet nga kryeministri Kurti, shkruan Gazeta Metro.


“Veç dy rrugë janë për Donika Gërvallën – 1. Urgjentisht të jap dorëheqje, ose 2. Urgjentisht të shkarkohet nga Albin Kurti.”, ka shkruar Gjoshi.

Këto deklarime Gjoshi i ka bërë pas publikimit të një video të vjetër të Gërvallës ku ajo thotë se do t’i dërgojë dosje Gjykatës Speciale.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, citohet të ketë thënë Gërvalla aso kohë.

Kjo deklaratë e Gërvallës ka ngjallur reagime të ashpra në publik ndaj saj. /gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë