Loading…

PDK krahason mospunën e Shpend Ahmetit me punën e Erion Veliajt (Video)

  • 14/08/2017 | 14:32

PDK krahason mospunën e Shpend Ahmetit me punën e Erion Veliajt (Video)

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë ka publikuar një video përmes së cilës ka krahasuar mospunën e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje me punën dhe projektet e shumta që ka realizuar homologu I tij, kryetari I Tiranës, Erion Veliaj.


PDK e ka akuzuar Ahmetin për dembel I cili sipas tyre nuk ka punuar për interesa të qytetarëve duke dështuar të menaxhoj 100 milionë euro buxhet, duke u marrë me punësimet e militantëve të Vetëvendosjes.

“Erion Veliaj vs Shpend Ahmeti. Qytetarët e Prishtinës po i vuajnë pasojat e dembelisë dhe mospunës së Shpend Ahmetit. Me mbi 100 milionë euro të humbura, mbi 30 milionë euro humbje nga të hyrat vetanake dhe mbi 75 milionë euro të pa investuara te projektet kapitale, Prishtina do të mund të rregullohej si Tirana. Shpërndajeni!”, ka shkruar dega e PDK në Prishtinë, në faqen e Facebookut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë