Loading…

PDK: Kryetari Hamza u citua pasaktë, ai foli për zotimin dhe aprovimin e ligjit në të gjitha leximet, jo për “leximin e parë”

  • 03/10/2026 | 16:47

PDK: Kryetari Hamza u citua pasaktë, ai foli për zotimin dhe aprovimin e ligjit në të gjitha leximet, jo për “leximin e parë”

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) njoftoi përmes një komunikate të shtunën se pati një raportim të pasaktë nga një media për deklaratën e kreut Bedri Hamza. Theksojnë se tashmë është përmirësuar nga media në fjalë dhe duhet të reflektojë edhe në publik, transmeton Gazeta Metro.


Në komunikatë theksohet deklarimi dhe përmbajtja që duhej raportuar fillimisht dhe detaji kyç që i duhej përcjellë publikut.

“Zyra e Informimit e PDK-së, pas raportimeve mediale të nxjerra nga konteksti, si pasojë e citimit të pasaktë të deklaratës së kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, sqaron opinionin publik se kryetari Hamza nuk ka thënë se prioritet është leximi i parë i ligjit, por zotimi dhe më pas aprovimi i ligjit në të gjitha leximet, para se të hyhet në procedurën për zgjedhjen e presidentit.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e kësaj çështjeje, rëndësinë e qartësisë së qëndrimeve politike dhe nevojën për të shmangur çdo konfuzion në opinionin publik, Zyra e Informimit e PDK-së u kërkon mediave që ta korrigjojnë këtë pasaktësi dhe deklarata e kryetarit Hamza të citohet saktë, ashtu siç është thënë.”

Tutje nënvizohet në komunikatë se çështja e disktuar kërkon kujdes dhe seriozitetin e duhur në informimin e publikut.

“Përmbajtja e deklaratës së kryetarit Hamza mund të verifikohet lehtësisht duke dëgjuar deklaratën e tij të plotë, e cila është parafrazuar në mënyrë të pasaktë.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson rëndësinë e informimit të saktë të opinionit publik dhe kërkon që deklaratat e përfaqësuesve të saj të pasqyrohen drejt, saktë dhe në përputhje me përmbajtjen e tyre të plotë.

Lajmi është korrigjuar edhe nga televizioni ku është deklaruar.”

Kreu i PDK’së Bedri Hamza në daljet publike sërish ka theksuar urgjencën e kësaj çështje duke theksuar se do të ketë diskutime të mëtejme me subjektin poltiik Lëvizja Vetëvendosje për procesidimin e projekt-ligjit për amendamentimin e legjislacionit për Dhomat e Specializuara të Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë