Loading…

PDK: Kurti ka hyrë në pazare me deputeten Grainca, dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme

  • 04/04/2021 | 19:12

PDK: Kurti ka hyrë në pazare me deputeten Grainca, dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme

Partia Demokratike e Kosovës, ka dalur me një komunikatë për media pas largimit të deputetës Adelina Grainca, dhe kalimit të saj në Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.


PDK, në komunikatë thanë se Kurti që nga mbrëmë ka filluar bisedimet me Graincën, e për këmbim të votës për president dhe kalimit të saj në këtë parti, i ka ofruar para të majme, e qasje në tenderë.

Kjo është komunikata e plotë:

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.

PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë