Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa- Remi ka theksuar se LDK duhet të bëhet me PDK-në.
Ai në një shënim në “Facebook”, ka theksuar se afër është marrëveshje PDK- LDK.
Sipas tij, LDK edhe nëse hyn me VV, nuk do të mund të qeverisin.
Postimi i plotë:
LDK-ja, edhe nëse i bashkohet VV, prapë nuk mund të qëndrojnë bashkë në pushtet.
LDK duhet të jetë më afer fituesit të zgjedhjeve PDK dhe është reale mundësia e “marveshjes politike”.
PDK bashk me koalicionin para zgjedhor shumë shpejt bëjnë institucionet!