Loading…

PDK me deputet të ri, në vend të Fadil Demakut

  • 08/11/2016 | 16:16

PDK me deputet të ri, në vend të Fadil Demakut

Deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, pas dorëheqjes së tij, do ta zëvendësojë Nehat Baftiu.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë mbledhje, gjithashtu u njoftua zyrtarisht edhe për zëvendësimin e deputetit Ramiz Kelmendi, i cili tani ka marr postin e zv.kryeministrit të vendit. Vendin e këtij të fundit në Kuvend do ta zë Fatmir Shurdhaj.

KQZ ka vendosur për këtë ndryshim të deputetëve, pas kërkesave nga presidenti Hashim Thaçi dhe pas trajtimit të tyre nga zyra për çështje ligjore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë