Loading…

PDK muajin e ardhshëm publikon kandidatët për kryetar të komunave të Kosovës

  • 29/09/2020 | 12:24

PDK muajin e ardhshëm publikon kandidatët për kryetar të komunave të Kosovës

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka bërë të ditur se nga muaji i ardhshëm do të publikojnë emrat e kandidatëve për kryetar të Komunave, për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin tjetër, shkruan Gazeta Metro.


Kështu bëri të ditur ai përmes një konference për media, të përbashkët me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Që nga java e ardhshme do të publikojmë emrat e kandidatëve për kryetar të Komunës në mënyrë publike, në mënyrë që të jemi të gatshëm për zgjedhjet lokale. Në këto, PDK do të fitojë shumicën absolute.”, ka thënë Veseli.

Veç kësaj, ai theksoi se do të publikohen edhe emrat e kandidatëve për asambleist.

Mes tjerash, Veseli ka thënë se komunat e udhëhequra nga PDK, janë radhitur si më të suksesshmet gjatë këtij viti./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë