Loading…

PDK sfidohet në bastion

  • 10/11/2016 | 09:01

PDK sfidohet në bastion

Zgjedhjet në komunat e rajonit të Drenicës, për PDK-në kanë qenë thuajse formalitet. Por kësaj here situata duket të jetë jo aq e lehtë, shkaku i përqarjeve brenda strukturave të degës së kësaj partie atje.

Qytetarët e  Drenasit më 4 dhjetor do t’iu drejtohen kutive të votimit për ta zgjedhur kryetarin e ri të kësaj komune. Këto zgjedhje vijnë pas konfirmimit të dënimit nga Apeli ndaj tanimë ish kryetarit, Nexhat Demaku.

Ndryshe nga herët e kaluar në këto zgjedhje, PDK-ja, do të këtë sfidë të madhe ta fitojë Drenasin. Pas vizitës së kryetarit të kësaj partie Kadri Veseli në këtë komunë, filluan përçarjet duke shprehur pakënaqesi e madje edhe protesta.

Veseli emëroi Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci si kandidat i PDK-së, për të parin e Drenasit, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i ambasadorit.

Por zyrtarizimi i Lladrovcit për karrigen e të parit të Drenasit nuk i ka pëlqyer fare kryesuesit të Kuvendit të Drenasit, Naim Bazaj, i cili shihej si kandidati më serioz i PDK-së për ta zëvendësuar Nexhat Demakun, pas dorëheqjes së tij.

Bazaj,  tanimë e ka konfirmuar vendimin e tij pa PDK-në, si kandidat i pavarur i cili  është i bindur për fitore, madje ka thënë se moskandidimi i tij do ta dobësojë Partinë Demokratike me vota.

Opozita në Drenas të bindur se do të thyhet miti PDK

Kandidatët e partive opozitare në Drenas  shprehen të bindur se këtë herë do të thyhet bastioni Partisë Demokratike, pasiqë sipas tyre qytetarët ndjehen mjaftë të zhenjyer me udhëheqjen e deritanishme.

Vehbi Berisha, kandidat nga Partia Fjala, për kryetar  të  Komunë së Drenasit, në një prononcim për gazetën metro, ka thënë se përkundër kohës së shkurtër për përgaditje, në këtë komunë do të thyhet miti PDK, gjë që pritet balotazh mes partive.

“Pa dyshim se koha është mjaftë e shkurtër për mobilizim për të gjitha partitë politike sepse këto janë zgjedhje të jashtëzakonshme, mirëpo kësaj radhe besoj se për herë të parë në Drenas do të kemi balotazh e rrjedhimisht do të thyhet edhe miti, që ma shumë se një dekadë të jetë fituese vetëm një parti politike”, ka thënë Berisha për gazetënmetro.

Ai më tëj ka theksuar se qytetarët për shumë vite janë ballafaquar me keqqeverisje. sistematike në të gjitha dikasteret e Komunës së Drenasit.

Kandidati nga Nisma e Kosovës, për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka thënë se është i bindur që bashkë me qytetarët e Drenasit do ti fitojë zgjedhjet.

Xhamajlaj thotë se për herë të parë  Drenasi do ta ketë mundësinë që vendimet të mos vijnë nga Prishtina, si dhe për herë të parë Drenasi do ta ketë  mundësinë, ta ketë një kryetar që nuk është kryetar partie, por ai dyshon se zgjedhjet do të shkojnë pa manipulime.

Duke pasur pasarysh denimet e 400 komisionërve dhe vëzhguesve të komunës së Drenasit votuesit shprehin dyshimet se mund tu ndërrohet destinacioni i votës së tyre, ka theksuar Xhemajlaj për gazetën metro.

Ndërsa kandidati i LDK-së për kryetar të Drenasit, Bedri Nika, ka thënë se miti PDK, është thyer nga vetë kjo parti, duke ditur keqqeverisjen për një kohë të gjatë.

“Miti i PDK-së  ështe thy nga vetë PDK-ja në Drenas nga keqqeverisja e kësaj partie për kohë të gjatë . Ky proces zgjedhor është shpresë për ndryshim për qytetaët e Drenasit, shpresë e familjeve të dëshmorëve që të gëzojnë respektin e nëpërkembur nga pushteti i PDK-së. Dhe këto zgjedhje do të fitohen nga LDK-ja, ka thënë Nika./gazetametro.net

Kandidatët potencial për kryetar të Drenasit, janë:
PDK-  Ramiz Lladrovci
LDK- Bedri Nika
Patia Fjala -Vehbi Berisha
Nisma për Kosovën- Isa Xhemajlaj
AKR- Elmi Thaç
Xhavit Drenori- Kandidat i Pavarur
Xhavit Drenori- kandidat i pavarur
Naim Bazaj- kandidat i pavarur

 

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë