Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nëndega në Zurich, ka pyetur me anë të një postimi se si mund të bëhet kryetar i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili nuk ka mbështetjen as të partisë së tij, shkruan Gazeta Metro.
Në një postim në Facebook, kjo nëndegë ka publikuar një video të Haskukës, ku shihet duke u kundërshtuar ashpër nga asambleistët e Vetëvendosjes (VV), në Prizren.
Madje njëri nga ta i kishte thënë që t’i vije turp se si sillet me asambleistët e partisë së tij.
Ndryshe edhe sot sambleisti në Komunën e Prizrenit, Ilir Gashi nga radhët e VV’së ka dal kundër kryetarit aktual të Prizrenit, Mytaher Haskuka duke e kundërshtuar atë publikisht për disa leje ndërtimi në Prizren. /gazetametro.net